Bregu i lumit Vardar u pastrua sot nga mbeturinat, përmes aksionit “Pastro, pastaj cicëro”, ku morën pjesë edhe ambasadorët Jess Baily, Charles Garrett, e Wouter Plomp.
Edhe zv.kryeministri Bujar Osmani iu bashkua kësaj nisme, që u mbështet nga disa kompani.
Ambasadori holandez Wouter Plomp tha se është i kënaqur me këtë aksion, që filloi si aktivitet i vogël, por që u rrit në një aksion ekologjik, ku janë përfshirë edhe qytetarët.
Ambasadori britanik, Charles Garret tha se bregu është mjaft i bukur për rekreacion, por kur ka mbeturina atëherë është i gërditshëm. /Telegrafi/