Të gjithë ambasadorëve të tërhequr u është mohuar hyrja në ambasada, financimi i tyre ka pushuar dhe ata mund të përdorin apartamentet deri në periudhën e njoftimit.
Kështu së paku shkruan gazeta “Vijesti”, të cilat i referohen burimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
Sipas gazetës, atyre nuk u lejohet të vazhdojnë të përdorin asnjë fond në dispozicion të Ministrisë, siç janë veturat zyrtare.
“Udhëzimi në fjalë u dërgua më 18 dhjetor të vitit të kaluar. Ambasadorët u urdhëruan të dorëzojnë detyrat e tyre dhe revokimi do të hyjë zyrtarisht në fuqi me nënshkrimin e presidentit. Në përputhje me Aktin e Punëve të Jashtme dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike , udhëzimi i sotëm përcakton të ngarkuarin me punë të përkohshëm., i cili do të menaxhojë punën e ambasadave deri në emërimin e ambasadorëve të rinj. Ministria, në përputhje me rregulloret ndërkombëtare dhe praktikën diplomatike, informoi vendet pritëse për vendimin e përmendur”, shruan në deklaratë.
Ish-ambasadori i Malit të Zi në Vatikan, Miodrag Vlahović, njoftoi dje se nuk do ta respektojë vendimin për revokim derisa presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq nuk do ta nënshkruajë atë.
Rreth njëzet ditë më parë, Gjukanoviq u takua me Ministrin e Jashtëm, Gjorgje Raduloviq dhe Zëvendës Kryeministrin, Dritan Abazoviq, pas së cilës u njoftua se ishte arritur një marrëveshje mbi ambasadorët e tërhequr.
Më parë, qeveria tërhoqi ambasadorët nga Kina, Vatikani, Bosnja dhe Herzegovina, Italia, Gjermania, Serbia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/