Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviq i dërguan një ftesë presidentit Milo Gjukanoviq.
Ai u ftua të konsultohet për politikën e jashtme. Kabineti i Abazoviqit njoftoi sot se konsultimet do të mbaheshin më 26 janar për kthimin e ambasadorëve malazezë në zyrë.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi mbrëmë se ambasadorët Miodrag Vlahoviq (Vatikan), Darko Pajoviq (Kinë), Sanja Vlahoviq (Itali), Vera Kuliq (Gjermani) dhe Nebojsha Kaludjeroviq (SHBA) nuk kanë pranuar të rikthehen në atdhe, raporton rtcg. Përveç Kalugjeroviqit, ambasadorët u thirrën nga Qeveria sepse, siç u njoftua në atë kohë, ata “i shkaktuan dëm shtetit”. Ambasadori në Serbi, Tarzan Millosheviq, ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dusanka Jekniq dhe ambasadori në Bosnje-Hercegovinë, Obrad Miso Stanisiq gjithashtu janë ftuar.
Ministria njoftoi më herët se do të fillonte procedime disiplinore kundër ambasadorëve të tërhequr që nuk erdhën dhe më pas punësimi i tyre mund të ndërpritet.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, refuzoi të nënshkruajë shkarkimin e tyre sepse, siç shpjegoi ai, propozimet nuk u shoqëruan me shpjegime.
Konsultimet me Gjukanoviqin mbi politikën e jashtme, tha Abazoviq në një deklaratë, “janë një tregues i kapacitetit demokratik të qeverisë, si dhe rëndësisë së dialogut, veçanërisht me qëllim që të bashkëjetojnë dhe të zgjidhin çështje për të cilat ka pikëpamje të ndryshme”. /Telegrafi/