Site icon Telegrafi

Ambasadorët e SHBA-së në Kosovë dhe Serbi dënojnë ndalesën e karateistëve kosovarë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greag Delawie dhe ai në Serbi, Kyle Scott, kanë dënuar veprimin e autoriteteve serbe për të penguar karateistët kosovarë që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Scott, ka theksuar se ‘është shumë pikëlluese të shohësh ëndrrat e tyre të thyen nga politika ndërkombëtare mbi të cilën ata nuk kanë protokoll’.

“Normalizimi i marrëdhënieve së paku do të nënkuptonte që atletët e rinj, pavarësisht përkatësisë etnike të ishin të lirë për të garuar në gara ndërkombëtare”, ka shkruar Scott, në Twitter, tekstin të cilin e ka rishpërndarë edhe Delawie.

Ndryshe, përfaqësuesja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.

Gjithashtu përfaqësuesja e Kosovës u ndaluar të hyjë edhe pas tentimit të dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version