Sot me fillim nga ora 10:00 kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në takimin e radhës koordinues për dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë takim të ftuar janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV.
Në takimin e sotëm janë ftuar edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Dy partitë opozitare kanë bojkotuar takimin e djeshëm.