Telegrafi

Ambasadorët e Kosovës, falënderojnë shtetet që kanë mbështetur vendin tonë (Video)

Kosova feston 11 vjetorin e Pavarësisë.

Për nder të kësaj dite, ambasadorët kosovarë nëpër shtetet e botës, përmes një video të përbashkët kanë falënderuar partneritetin me vendet të cilat ndihmuan dhe njohën Kosovën shtet.

Në video, në gjuhët e shteteve ku e përfaqësojnë Republikën e Kosovës, ambasadorët flasin për mbështetjen strategjike të atyre vendeve ndaj Kosovës.

Vlora Çitaku, Alma Lama, Beqë Cufaj, Qëndrim Gashi, Bernard Nikaj, Heroina Telaku, janë disa nga ambasadorët kosovarë që falënderuan shtetet që ndihmuan e njohën Kosovën.

Ju sjellim videon e realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës./Telegrafi/