Site icon Telegrafi

Ambasadorët e huaj pas hyrjes në Maqedoni duhet të hynë në vetizolim

Qeveria në seancën e sotme e pranoi Protokollin për hyrje të diplomatëve të huaj të akredituar në vend dhe anëtarët e familjeve të tyre. Sipas rekomandimeve të shtabit koordinues kryesor, ambasadorët gjatë hyrjes në shtet duhet të qëndrojnë në vetizolim të obligueshëm të kontrolluar.

Njëherit nga vendimi për vërtetim të orarit të punës në Qeveri, ministritë dhe organet tjera shtetërore, janë përjashtuar të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë Doganore, me qëllim që orari i punës për të punësuarit në këto institucione të jetë tetë orë, ndërsa kompensimi për punën e kryer jashtë orarit të paguhet sipas tetë orëve të kaluara në punë.

Në seancën e fundit të Shtabit kryesor koordinues të krizave për sigurim të koordinimit të tërësishëm të aktiviteteve për parandalim të futjes dhe përhapjes është sjell edhe konkluzion që institucionet kompetente ta shqyrtojnë mundësinë për personat të cilët duhet të kthehen nga Republika e Italisë përmes fluturimit humanitar, të vazhdohet afati prej 14 ditëve për karantinë të obligueshme shtetërore së paku 21 ditë. Personat duhet të akomodohen në një objekt i cili do të jetë nën kontroll të përhershëm mjekësor dhe të sigurisë.

Sipas rekomandimeve, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, duhet të konfirmojnë listë dhe numër të punonjësve shëndetësor të cilët duhet të përdorin transport për në punë në ndërrimin e tretë dhe të katërt, me qëllim që të vendoset transport i organizuar në pika të caktuara nga ana e NQP-së.

Exit mobile version