Telegrafi

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe e Italisë urojnë Kurtin për zgjedhjen kryeministër

Kabineti i Qeverisë Kurti 2 / Foto: Ridvan Slivova

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott dhe ai i Italisë, Nicola Orlando kanë uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë dhe marrjen e pozitës kryeministër.

Përmes reagimeve në rrjete sociale ata kanë uruar Kurtin ndërkaq, Ambasadori Abbott është shprehur se është i gatshëm të punojë me Qeevrinë e re për prioritetet e Kosovës dhe Britanisë.

“Urime Albin Kurtit dhe kabinetit të tij për zgjedhjen kryeministër dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës”, shkruan Rohde në Twitter.


Abbott në anën tjetër, ka shkuar në Facebook, ku ka thënë se po pret që të punojë me Kurtin dhe Qeverinë e tij.

“Urime Albin Kurti për zgjedhjen Kryeministër. Pres që të punojë me ju dhe Qeverinë tuaj në shumë prioritete të përbashkëta”, shkruan Abbott.

Edhe ambasadori i Italisë në Kosovës, Nicola Orlando ka uruar Kurtin për zgjedhjen kryeministër i Kosovës, dhe Qeverinë e re.


“Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti deh Qeverisë së tij. Ju uroj sukses dhe pres të punojmë bashkë në forcimin e partneritetit mes vendeve tona”, shkruan Orlando në Twitter. /Telegrafi/