Telegrafi

Ambasadat do të kyqen direkt në bisedimet për mediat

”Media të pavarura janë një ndër kushtet për mbajtjet e zgjedhjeve të parakohshme” tha ambasadorja Laurence Auer. Ajo paralajmëroi aktivitet të rritur të faktorit ndërkombëtar për reformat në media, njofton Telegrafi.

”Në muajt në vijim, ambasadorët e shteteve evropiane do të shkojnë nëpër vendbanime të ndryshme për të ju spjeguar qytetarëve se reformat në media janë të domosdoshme për një vend demokratik” vazhdon më tej Auer.

Përndryshe, bisedimet për mediat vazhdojnë ndërsa në bisedime marrin pjesë përfaqësues të BDI-së, PDSH-së, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së së bashku me Peter Vanhoutte./Telegrafi/