Site icon Telegrafi

Ambasadat shqiptare hapin dyert në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Shtëpitë diplomatike të Shqipërisë në të gjithë botën kanë hapur dyert me aktivitete të shumta në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, deklaron ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Bushati shprehet se “heroi ynë Kombëtar, Skënderbeu ka shkelur kudo ku ka shqiptarë nëpër botë për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve virtytet e shqiptarëve dhe lavdinë e tij. Ambasadat shqiptare çelën dyert me aktivitete të shumta në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, për të festuar vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut”.

Papa Françesku ka mbajtur një konferencë “Rrënjët evropiane të Shqipërisë nga Giorgio Castriota Scannderbeg”, ku ka bekuar Skënderbeun.

Audienca e posaçme me Papa Françeskun, dedikuar popullit shqiptar dhe konferenca “Le radici europee di Albania di Giorgio castriota Scannderbeg”.

Pragë – Pritje nga ambasada e Shqipërisë në kuadër te Vitit të Skënderbeut.

Stokholm – Ambasada e Shqipërisë organizon një aktivitet me libra antikuar të Nugee për heronjtë tonë Kombëtarë. Mbrëmja e librit “Kryqtari i fundit” i Virgjil Kules në shtëpinë e Shqipërisë në Paris.

Athinë – Ekspozitë me harta e libra të koleksionistit Panajotis Kolomihalit, të bibliotekës Genadios në Greqi.

Bavari – Aktivitet i përbashkët i konsullatës shqiptare dhe kosovare.

Budapest – Ceremoni përkujtimore në Eger të Hungarisë nga ambasada e Shqipërisë.

Otava – Ekspozitë unike e librave antikë, botuar rreth heroit Kombëtar, organizuar nga ambasada e Shqipërisë.

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë organizoi konferencë “Skenderbeu, liria dhe paqja”.

Zagreb – Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës organizuan aktivitete nga Këshilli Pakicat Kombëtare “Shqiptaro-Kroate”.

Londër – Organizohet një ceremoni përkujtimore pranë bustit të Heroit tonë Kombëtar.

Mali i Zi – Ambasada e Shqipërisë mblodhi në Tuz bashkëkombësit në një aktivitet artistik.

Shkup – Ambasada e Shqipërisë organizoi ceremoni solemne në nder të 55-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Bruksel – Aktivitet përkujtimor në statujën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Nju Jork – Mesha e kremtuar nga Imzot Gjergj Meta, Ipeshkv i Rrëshenit, mbështetur nga ambasada e Shqipërisë.

Romë – Viti i Skënderbeut, homazhe pranë bustit të Heroit në sheshi “Albania”. Romë u organizua konferenca: “Skëndebeu: Heroi që bashkon”.

Romë – Konferenca me titull: “Epoka e Skënderbeut midis Mesjetës dhe Kohëve Moderne në Mesdhe”.

Milano – Ekspozitë: “Il Rituale Fotografico The Photographic Ritual” .

Bukuresht – U organizuar koncerti me sopranon Arlinda Morava, në Pallatin Sutu.

Moskë – Mbrëmje kulturore kushtuar Heroit tonë Kombëtar.

Bratislavë – Në kërkim të gjurmëve të Gjergj Kastriot Skënderbeut, në kështjellën 700 vjeçare Bytcas.

Lubjanë – Shfaqje e filmit “Skënderbeu”, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Forum-Ilirida” dhe ambasada Shqiptare. Miçigan- Veprimtari shoqërore, shkencore e kulturore, në qytetin e Detroitit.

Bernë – Nderohet me “Certifikatën Mirënjohje për kontribute të veçanta”, prof. Astrit Leka, ideator i bustit Skënderbeu në Gjenevë. /ATSH/

Exit mobile version