Site icon Telegrafi

Ambasada turke heshtë për njohjen e diplomave mes Maqedonisë dhe Turqisë

Ambasada e Turqisë në Shkup prej një javësh hesht rreth vendimit të Ankarasë për anulimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave. Sipas zv.ministrit të Arsimit, Spiro Ristovski, Marrëveshja e 98-tës është anuluar me qëllim që të inkorporohen dispozitat e Marrëveshjes së Lisbonës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot reagoi edhe Shoqata e studentëve të diplomuar nga universitetet turke në Maqedoni. Bashkëkryetarët e Shoqatës, Ismail Aliji dhe Xheladin Xhuli iu bënë thirrje të gjithë personave të prekur nga anulimi i marrëveshjes së 98-tës të mos shqetësohen dhe t’iu besojnë vetëm informatave të dhëna nga institucionet zyrtare.

Ata njoftuan se i kanë kontaktuar institucionet kompetente në të dy shtetet dhe premtuan se do të vazhdojnë t’u ndihmojnë studentëve të universiteteve turke./Telegrafi/

Exit mobile version