Telegrafi

Ambasada sllovene, me sektor të ekonomisë

Sipas tij, interesimi për investime po rritet prandaj Ambasada e Sllovenisë në vendin tonë, së shpejti do të ketë sektorin e ekonomisë, për të ndihmuar në bashkëpunimin tregtar.

Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, dhe homologu i tij slloven, Samuel Zbogar, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës me të cilën do të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja parasheh, përveç tjerash, ndihmën e shtetit slloven për zhvillim e Kosovës. Me këtë rast ministri Hyseni kërkoi nga shteti slloven të vazhdojë përkrahjen për perspektivën evropiane për Kosovën.

“Ballkani Perëndimorë mbetet ndër prioritetet e larta për politikën e jashtme të Sllovenisë. Progresi i kësaj pjesë në afrimin me strukturat euro-atlantike është prioritet, prandaj Sllovenia do të vazhdojë të ndihmojë rrugëtimin e këtyre vendeve”, ka thënë ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zbogar.

Ministri Zhbogar theksoi se marrëveshja e nënshkruar me institucionet e Kosovës është bazë për ndihmën që shteti slloven do t’i ofrojë Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve të saja qeverisëse dhe administrative. /Telegrafi/