Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përgëzuar Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Programin e Kompaktit.
Sipas Ambasadës, përmes këtij partneriteti pritet transformimi energjetik i Kosovës.
“Urime të gjithë të përfshirëve në marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën. Mezi presim që përmes partneritetit tonë Kompakt të MCC-së të transformojmë sektorin energjetik të Kosovës, gjatë viteve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, përcjell Telegrafi.
Congratulations to all involved for taking this important step towards more sustainable, inclusive economic growth for #Kosovo. We are looking forward to all we will do through our @MCCgov compact partnership to transform Kosovo’s energy sector in the coming years. https://t.co/ySL49gF1RN
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 5, 2022
Instalimi i baterive që do të shërbejnë për rezerva të energjisë, përfshirja më e madhe e grave në sektorin e energjetikës dhe nxitja për financimin e sektorit privat janë pikat kryesore të Marrëveshjes së Kompaktit.
Bordi i drejtorëve të MCC-së në mbledhjen e fundit kishte miratuar programin 5-vjecar prej 202 milionë dollarësh.
Ky program do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë, i cili parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.
Nga ky financim prej 202 milionë dollarësh do të vijë në formë granti, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, ndërsa 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD). /Telegrafi/