Ambasada Ruse në Republikë e Maqedonisë, ka reaguar për shkrimet e mediave, për të cilët, duke hapur interpretime tendencioze dhe lajme të te rrejshme për qëndrimet e Rusisë në lidhje me emrin e shtetit.
Gjithashtu, nga ambasada e transmetojnë deklaratën e Shefit të Diplomacisë Sergej Lavrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rusia gjithmonë është angazhuar për zgjidhje pa ndërhyrje nga jashtë, pa kushtëzime dhe pa vendosur afate përfundimtare. Do të përkrahim vetëm ato zgjidhje që kanë mbështetjen e qytetarëve” — thotë Lavrov në deklaratë.
“Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB, ndjek ngjarjet rreth çështjes së emrit. Zgjidhje duhet të jetë e dinjitetshme për qytetarë e Republikës së Maqedonisë, dhe jo e imponuar nga jashtë”, shkruan në Twiter profilin e Ambasadës Ruse./Telegrafi/