Ambasada e Amerikane në Shkup dhe ajo e Federatës Ruse kanë reaguar në mënyra të ndryshme në lidhje me ndotjen e ajrit në Shkup, shifrat e të cilës e ranguan këtë qytet si më të ndoturin në botë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përmes rrjetit social Twitter, Ambasada Amerikane shfaqi shqetësimin e saj duke publikuar një foto dhe duke deklaruar se nuk shihet ambasada nga ndotja e ajrit, njiherit ka shtruar pyetjen se çfarë idesh keni për ajër më të pastër në Maqedoni.
Si për ironi, një përgjigje ka ardhur nga Ambasada e Federatës Ruse, poashtu në rrjetin social Twitter. Nga kjo ambasadë thonë se dëshirojnë që ta ndihmojnë Ambasadën Amerikane për të gjetur zgjidhje për ajrin e ndotur në Shkup përmes gazsjellësit rus që kalon nëpër Detin e Zi, Turqinë, dhe futet në Greqi, Maqedoni, Serbi./Telegrafi/
#AirPollution in Skopje was so thick today, you could hardly see the embassy! What ideas do you have for cleaner air in #Macedonia? pic.twitter.com/7sFKJRkIm0
— U.S. Embassy North Macedonia (@USEmbassySkopje) December 14, 2017
Përgjigja e Federatës Ruse:
As our friends from @usembassymkd are searching for ideas for the air pollution in Macedonia we want to help with a solution. #TurkishStream pic.twitter.com/IVpN3dxSlc
— Посольство России МК (@Russian_Emb_MKD) December 14, 2017