Site icon Telegrafi

Ambasada kroate në “ankth”, kërkon identifikimin e tifozëve problematik

Pak orë para fillimit të ndeshjes së Kosovës me Kroacinë, mësohet se janë marrë masa të forta teknike dhe administrative për të eliminuar çdo lloj konflikti publik mes grupeve të tifozëve.

Në kuadër të kësaj mësohet se edhe Ambasada e Kroacisë në Tiranë ka kërkuar nga autoritetet identifikimin e tifozëve problematik dhe parandalimin e çdo lloj incidenti që mund të cenoje rendin dhe sigurinë e tifozëve dhe skuadrës kroate.

Lexo po ashtu Po nxehet atmosfera para takimit Kosovë-Kroaci

Dje, mediat kroate raportuar se tifozerie Torcida do të përpiqen të shkaktojnë probleme në stadiumin shkodran Loro Boriçi me qëllim të ndërprerjes së takimit për kualifikueset e botërorit, Rusia 2018.

Kujtojmë se Torcida kroate kishte shkaktuar telashe në kampionatin evropian, ku për pasojë ishte ndërprerë takime për disa momente mes Kroacisë dhe Republikës Çeke. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dardanët nisën nga Prishtina për në Shkodër me këngë e fishekzjarre (Video)
Exit mobile version