Ambasada e Italisë në Prishtinë ka uruar arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet.
Përmes një shkrimi në Twitter, Ambasada italiane këtë e ka quajtur fitore për diplomacinë dhe lirinë e lëvizjes.
“Një fitore për diplomacinë dhe për lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Le të vazhdojmë të punojmë për energjinë, targat e makinave, personat e zhdukur, e të tjera”, ka shkruar Ambasada.
A victory for diplomacy and for the freedom of movement of citizens. Let’s keep working on energy, car plates, missing persons, etc
#Kosovo #Serbia #EU @MiroslavLajcak @EUKosovo
@FranceauKosovo @GermanAmbKOS @ItalyinKosovo @UKinKosovo @USAmbKosovo https://t.co/T8AYgH8TSW— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) August 28, 2022
Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.
Një ditë më parë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e deritashme. /Telegrafi/