Site icon Telegrafi

Ambasada franceze në Maqedoni kërkon rritje të sigurisë nga MPB-ja

Ambasada franceze në Maqedoni ka kërkuar nga MPB-ja, t’a rris sigurinë në objektin e tyre dhe për shkak të sigurisë nuk i zbulojnë detajet e kësaj kërkese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Telma njofton se ambasada ka kërkuar masa shtesë të sigurisë, ndërsa Ministria i është përgjigjur menjëherë.
Kjo është ambasada e vetme e cila deri tani ka kërkuar siguri shtesë, pas publikimit të fotografive të ambasadorëve si të vdekur, nga persona anonim në rrjetet sociale.

Ambasadori holandez Wouter Plomp, në intervistë në Alsat-M, tha se ai nuk është ndjerë i shqetësuar nga ajo se çfarë ka parë në internet, por pranoi se shteti i tij është mërzitur./Telegrafi/

Exit mobile version