Telegrafi

Ambasada franceze: Është e një rëndësie të madhe që deputetët të marrin pjesë në zgjedhjen e Presidentit

Tani kur po pritet nisja e seancës për zgjedhjen e Presidentit të vendit, ka folur Ambasada e Francës në Kosovë.

Në një shkrim në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione funksionale.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe të qëndrueshme në mënyrë që reformat për të cilat vendi ka nevojë të zbatohen shpejt”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se është e një rëndësie të madhe që deputetët të marrin pjesë sonte në zgjedhjen e Presidentit.

Më herët, reagime kishte edhe nga ambasadorë të SHBA-së, Britanisë së Madhe e Italisë.