Site icon Telegrafi

Ambasada franceze: Drejtësia të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur

Ambasada franceze në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin e abuzimit seksual të së miturës në Drenas.

Ambasada përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se rastet e tilla nuk mund të tolerohen, duke bërë thirrje që drejtësia të veprojë sa më shpejt.

“Franca i mbështet të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Faktet e raportuara nuk mund të tolerohen. Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Ndryshe dje në Prishtinë dhe sot në Drenas është protestuar në mbrojte të viktimave të dhunës seksuale. /Telegrafi/

Exit mobile version