Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar për triumfin e Helvetikëve ndaj Francës në 1/8 e finales së Euro 2020.
Zviceranët i mposhtën Les Blues me anë të penalltive, derisa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 3-3.
Ambasda ka bërë një postim në llogarinë e tyre në Facebook, duke thënë se ata janë krenar për këtë të arritur, derisa përmend edhe Granit Xhakën si lojtar i ndeshjes.
“Zvicra është krenare me diversitetin! Rezultati më i mirë ndonjëherë për Zvicrën në Kampionatin Evropian! UEFA e shpërbleu Granit Xhakën me ‘lojtari i ndeshjes’. Faleminderit Kosovë për mbështetjen tuaj!”, thuhet në postimin e ambasadës në shtetin tonë.
Kujtojmë se në çerekfinale, Zvicra do të takohet me Spanjën që eliminoi Kroacinë me rezultat 5-3. /Telegrafi/