Telegrafi

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap librin e zisë

Me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës se Shqipërisë, dita e sotme, është shpallur ditë zie kombëtare.

Në ambasadën e Republikës se Shqipërisë në Prishtinë do të hapet një libër ngushëllimesh sot prej orës 12:00 deri në 15:00 dhe nesër më 28 nëntor nga ora 10:00 deri 13:00.

Në mesditën e sotme në ambasadë do të mbahet një minutë heshtje. /Telegrafi/