Ambasada Amerikane në Tiranë vijon me hapat për të gjithë personat që kanë fituar lotarinë amerikane. Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook bëhet fjalë për caktimin e intervistës për ata që kanë mundur të fitojnë lotarinë.
“DV2020?Ju duhet t’i përgjigjeni menjëherë KÇ-së. Në të kundërt, KÇ nuk do të mundet t’ju caktojë një datë interviste. #PyetAnen“, theksohet në njoftimin e ambasadës.
Qendra konsullore e Kentaki-t (KÇ) është përgjegjëse për përpunimin e vizave për lotarinë amerikane. /Telegrafi/