Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA-ve në Shkup organizon përcjellje të procesit zgjedhor në SHBA

Më 9 nëntor 2016, në ora 06:00, në hotelin Aleksandar Pallas, Ambasada e SHBA-ve organizon një ngjarje në pritje të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale 2016. Në orët e hershme të mëngjesit, në këtë ngjarje drejtpërdrejtë do të transmetohen rezultatet e votimit në çdo shtet, materiale televizive nga fushata zgjedhore, si dhe informata të detajuara rreth garës presidenciale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përveç kësaj, në ngjarje do të ketë në dispozicion edhe materiale informative të shtypura dhe onllajn resurse rreth procesit zgjedhor në SHBA.

Në rast se shpallja e rezultateve bëhet më herët, ambasadori Jess Baily është paraparë që të mbajë një fjalim në orën 08:00. Përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë, të komunave dhe institucioneve publike, si dhe anëtarë të komunitetit joqeveritar, akademik, afarist, mediatik dhe të komunitetit ndërkombëtar janë ftuar që ta ndajnë me ne këtë ditë të veçantë për politikën e Shteteve të Bashkuara./Telegrafi/

Exit mobile version