E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Colleen Hyland, ka reaguar lidhur me rritjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.
Ajo përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se kjo taksë nuk siguron normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
“Rritja e tarifave për anëtarët e CEFTA-s është e barabartë me rritjen e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritjen e tensioneve dhe rritjen e dëmit të reputacionit të Kosovës. Udhëheqja strategjike, jo reagime emocionale, është e nevojshme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Hyland.
Ndryshe Qeveria e Kosovës javën që lamë pas në mbledhjen e saj mori vendim që taksa për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nga 10% sa ishte të rritet në 100%.
Ky vendim i Qeverisë së Kosovës nxiti reagime të shumta edhe në Serbi. /Telegrafi/
Increased tariffs on #CEFTA members = increased pain for #Kosovo citizens, increased tensions, and increased damage to Kosovo’s reputation. Strategic leadership, not emotional reaction, is needed to secure Kosovo’s European future and a normalized relationship w/ #Serbia.
— Chargé d’Affaires Colleen Hyland (@USAmbKosovo) November 26, 2018