Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se duke filluar që nga tetori i këtij viti, do të fillojë me procedimin për “Vizat e Shumëllojshmërisë” për banorët e Kosovës, për programin 2018.
Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e V.Sh. (DV) procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni.
“Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka për qëllim të ofroj shërbime të niveleve te larta për aplikuesit kosovar dhe të vetëdijshëm për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Lexojeni njoftimin e plotë:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kënaqësinë t’ju njoftoj se duke filluar nga Tetori 2017, do të fillojë procesimin për Vizat e Shumëllojshmërisë për banorët e Kosovës për programin 2018.
Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e V.Sh. (DV) procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni.
Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka për qëllim të ofroj shërbime të niveleve te larta për aplikuesit kosovar dhe të vetëdijshëm për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.
Programi për emigrim i Vizave të Shumëllojshmërisë (Programi DV) vë në dispozicion deri në 50,000 viza emigruese për çdo vit, të nxjerra nga përzgjedhja e rastësishme nga të gjitha aplikimet individuale e që vijnë nga vendet që kanë shkallë të ulët të emigrimit në SHBA.
Individët të cilët paraprakisht janë regjistruar për programin 2018, kanë pranuar lajmërimin përmes faqes zyrtare elektronike – Electronic Diversity Visa (E-DV) se janë përzgjedhur për procesim të mëtejshëm në Programin për Emigrim të Vizave të Shumëllojshmërisë.
Të gjithë këta aplikantë do të intervistohen nga zyrtari kozullor dhe do të kenë mundësinë t’i shfaqin kualifikimet e tyre për vizë. Në të shumtën e rasteve, vizat e miratuara do të mund të merren në Ambasadë pas dy ditësh pune, pas intervistës.
Regjistrimet online (përmes internetit) për programin 2019, fillojnë ditën e Martë, me 3 Tetor, 2017 në ora 12:00 të mesditës, sipas kohës lokale të bregut lindore të SHBA-ve dhe përfundon të Martën me 7 Nëntor, 2017 në ora 12:00 të kohës standard të bregut lindor te SHBA-ve.
Aplikantët e interesuar i japin të dhënat e tyre në mënyrë elektronike në Electronic Diversity Visa (E-DV) website në www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës specifike të regjistrimit. Futja fizike e dokumenteve apo të dhënave të mëvonshme nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një hyrje apo aplikim për secilin person për çdo periudhë regjistrimi.
Regjistrimi per programin DV është pa pagesë. Aplikantët inkurajohen që t’i kompletojnë vetë të dhënat për veten e tyre, pa “Këshilltarë” apo “Agjent” vizash apo përmes ndonjë personi tjetër që mund të ofrojë ndihmë. Aplikantët duhet ta ruajnë fletën e konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit, të cilin ata do ta marrin pas kompletimit të aplikimit të tyre. Duke filluar nga muaji Maj, 2018, aplikantët mund ta përdorin këtë numër për të kontrolluar statusin e tyre në faqë zyrtare E-DV.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutem ndiqni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja. Pyetjet tuaja mund t’i dërgoni në: PristinaVisas@state.gov.
PIKAT E RËNDËSISHME
• Aplikantët duhet të vijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ dhe armët janë të ndaluara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje elektronike.
• Kujdes nga Mashtrimi! Ambasada nuk i informon aplikantë e DV përmes postës elektronike (e-mail) se ata janë “fitues” të “lotarisë së vizës”. E vetmja mënyrë për të kontrolluar nëse jeni përzgjedhur është duke kontrolluar statusin e tyre në faqen zyrtare E-DV. Ju lutem vizitoni adresën elektronike për më shumë informata në lidhje me mashtrimin në DV.
https://travel.state.gov/content/visas/en/general/fraud.html
Më shumë informata për procesin e Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) mund të gjenden në faqën zyrtare të Ambasadës këtu: