Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni: Pse seanca e Gjykatës Kushtetuese është e mbyllur? (Cicërimë)

Ambasada e SHBA-së mëngjesin e sotëm në rrjetin social Twitter ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që seanca e sotme të jetë e mbyllur. Në postimin e ambasadës pyesin “Përse Gjykata Kushtetuese sot mban seancë që është e mbyllur për opinionin? Transparenca është kyçe për çdo institucion”., kanë thënë nga abasada e SHBA-së në Shkup.

Ka filluar seanca e Gjykatës Kushtetues në Shkup. Kjo seancë ka dyer të mbyllura për publikun dhe mediat, njofton Telegrafi.

Përndryshe OJQ Hajde dje ka organizuar protesta për të penguar votimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin për amnestim të manipulimeve zgjedhore, rastet me pedofili dhe rastet ku janë gjykuar narkodilerët.Nga ana tjetër partitë dhe organizatat e afërta me pushtetin kanë organizuar mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version