Telegrafi

Ambasada e SHBA-ve do të përkrahë ngritjen e kapaciteteve të MKRS

Gjatë këtij takimi, ministri Beqiri e falënderoi Boll-in për angazhimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë në mbështetje të aktiviteteve të MKRS-së dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në të gjitha fushat.

Ndërkaq, Boll tha se ambasada e SHBA-ve e çmon lartë angazhimin e deritashëm të MKRS-së për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ai, gjithashtu, tha se ambasada e SHBA-ve do të përkrahë ngritjen e kapaciteteve të MKRS-së përmes trajnimit të ekspertëve në fushën e trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/