Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA-së: Do të punojmë me Talat Xhaferin për mbështetje të demokracisë

Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ata thonë se dhuna nuk është në pajtim me demokracinë dhe nuk është e pranueshme mënyra e zgjidhjes së krizës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne dënojmë dhunën në Parlament në çdo kuptim të fjalës. Kjo nuk është në pajtim me demokracinë dhe është e papranueshme. Është e rëndësishme që gjithë partitë të respektojnë proceset demokratike dhe të përmbahen nga aktivitetet e dhunës të cilat do ta keqësojnë situatën”,thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Gjithashtu SHBA-ja do të punojnë ngushtë edhe me kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferin.

“Shumica e deputetëve zgjodhën Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit. Ne do të punojmë me atë për mbështetje të demokracisë dhe të përparojmë interesat e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e SHBA-ve./Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë
Exit mobile version