Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA-së: Të mohuarit e mizorive të luftës në Kosovë, ofendon kujtimet për viktimat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka ngushëlluar familjet e viktimave në luftën e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, Ambasada e SHBA-së, thekson se të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.

Në njoftim, Ambasada e SHBA-së u ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të përmbahen nga retorika ndezëse.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version