Nga ambasada e SHBA-së në Shkup, nëpërmjet një komunikate, kanë thënë se është gjë e mirë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj që procesi i formimit të qeverisë po ec përpara, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është e rëndësishme të nënvizohet se Presidenti Ivanov dhe liderët e partive të koalicionit të shumicës kanë gjetur mënyrë për të bashkëpunuar në rrugë konstruktive për të arritur këtë hap të rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë. Ne presim të punojmë me Qeverisën e re sapo ajo të formohet, ne shpresojmë që ajo do të formohet shpejtë. Ka shumë punë për t’u bërë që Maqedonia të ecë përpara në reformat urgjente dhe në avancimin në rrugën e saj drejt Bashkësisë Euro-Atlantike. Shtetet e Bashkuara mbetet mik dhe partner i Maqedonisë, dhe ne presim të punojmë me Qeverinë e re për të mbështetur këto reforma dhe progres”, kanë thënë nga Ambasada e SHBA-së. /Telegrafi/