Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA-së për ushtrimin e FSK-së me amerikanët: Më të fortë së bashku

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përshëndetur stërvitjet e përbashkëta të ushtrisë së SHBA-së dhe FSK-së.

Gjatë dy javëve të fundit, anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës morën pjesë në angazhime si pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe, të udhëhequr nga Ushtria Amerikane DEFENDER Europe 21.

“Është hera e parë që FSK organizon stërvitje. Përgëzime FSK-së për vazhdimin e ndërtimit të gatishmërisë dhe ndërveprimit të tyre përkrah SH.B.A.-së dhe forcave tjera ushtarake.

Lexo po ashtu Osmani: Me suksesin e jashtëzakonshëm të ushtarakëve të FSK-së u konfirmua sot se themelet e Kosovës qëndrojnë të forta

Dita e sotme ishte kulmi i këtij angazhimi: Nicholas Giacobbe dhe BG Schaertl rishikuan vlerësimin e kompetencave të Kompanisë së Këmbësorisë 1A. # Më të fortë së bashku”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version