Nuk kemi asgjë më shumë të shtojmë në atë që tashmë e kemi thënë, kjo ishte përgjigjja e Ambasadës amerikane në Maqedoni, ku Novatv e pyeti se cila është përgjigja e pyetjes së OBRM-PDUKM që të përgjigjet publikisht nëse është kundër idesë së partisë për zgjedhje të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Presim të bashkëpunojmë me qeverinë e Maqedonisë, kur do të formohet, për avancimin e integrimit euroatlantik përmes zbatimit të reformave të parapara me Marrëveshjen e Përzhinos, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit’, thonë nga Ambasada në pyetjen sesi i komentojnë ndodhitë e fundit dhe mos arritjen e OBRM-PDUKM dhe BDI për të formuar qeverinë e re. /Telegrafi/