Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri, që të bëjnë kujdes gjatë festës së Pashkëve.
“Mbani nivel të lartë vigjilence dhe ndërmerrni hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj, gjatë festës së Pashkëve”, thuhet në apelin e Ambasadës amerikane për qytetarët e saj.
Kjo thirrje vjen dy ditë para festës së Pashkëve dhe ambasada paralajmëron qytetarët e saj, për sulme të mundshme terroriste.