Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë e Kosovën për funksionimin e bllokut të përbashkët të kontrollit Shqipëri-Kosovë dhe linjës së transmetimit të energjisë 400 KW.
Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë është shprehur se ky është një moment historikë për dy vendet.
Ata kanë thënë se pritet që të krijohet një treg i përbashkët për ofrimin e energjisë së besueshme dhe përballueshme për shtëpitë e bizneset.
“Përgëzojmë Shqipërinë dhe Kosovën për funksionimin e bllokut të përbashkët të kontrollit Shqipëri-Kosovë dhe linjës së transmetimit të energjisë 400 KW që lidh të dy vendet. Ky është një moment historik për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa ato ecin përpara në krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike, i cili pritet të ofrojë energji më të besueshme dhe të përballueshme për shtëpitë dhe bizneset në të dyja vendet, si dhe të përmirësojë sigurinë e energjisë. Mbështetja nga USAID po ndihmon të dyja vendet ndërsa ecin drejt integrimit në tregun e energjisë rajonale dhe atë të Bashkimit Europian”, thuhet në postimin e ambasadës. /Telegrafi/