Telegrafi

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Nuk duhet garanci financiare për vizë turistike!

Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente tjera për vizë turistike në SHBA, thotë ambasada e Shqipërisë në Tiranë.

Interesimi i shqiptarëve për të marrë një vizë për SHBA mbetet i lartë.

Për shkak të këtij interesimi, persona të ndryshëm kanë shkaktuar huti te opinioni, se gjoja për të siguruar vizën, duhet një garanci monetare.

Kjo ka shtyrë ambasadën e SHBA-së në Tiranë të publikoj një njoftim për proceduarat që duhet ndjekur ata që dëshirojnë vizë turistike.

“Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështetje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ne njoftimin e ambasadës.

Ambasada u ka bëtë thirrje aplikantëve për vizë që të jenë të përgatitur për intervistë, ndërsa dokumentet t’i lënë në shtëpi.

“Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!”, thuhet më tej në njoftimin që ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë për opinionin publik./Telegrafi/