Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA-së në Shkup: Do të dëgjohen sirena dhe alarme

Ambasada e SHBA-së në Shkup njofton se do të mbajë stërvitje për urgjencë të shpejtë, ku është e mundur që të dëgjohen sirenat dhe alarmet.

“Më 20 dhjetor në orët e mbrëmjes, Ambasada e SHBA-së në Shkup do të mbajë stërvitje për urgjencë të shpejtë. Ngjarja do të mbahet në ambientet e ambasadës dhe si pjesë e stërvitjeve do të dëgjohen tingujt e sirenave dhe alarmeve në publik”, deklarojnë nga ambasada./Telegrafi/

Exit mobile version