Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA-së në Kosovë publikon numrat për raportimin e dhunës në familje

Foto: Arkiv

Pas rasteve të shtuara të dhunës në familje dhe të vrasjeve të grave nga ish bashkëshortët dhe bashkëshortet në vend, ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka treguar se Kosova e ka një ligj për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje.

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një postimi në platformën X ka vendosur edhe numrat e telefonit për raportim të dhunës në familje.

“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm, i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni: 0800 11 112 ose 192”, thuhet në postimin e ambasadës. /Telegrafi/

Exit mobile version