Zyrat e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, më 8 prill të vitit 2008 ishin kthyer në ambasadë.
Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë thuhet se vendndodhja e përfaqësuesve mund të ketë ndryshuar, por se miqësia dhe përkushtimi për Kosovën nuk është lëkundur kurrë.
“13 vjet më parë, më 8 prill 2008, pasi Kosova fitoi pavarësinë e saj, zyrat tona u bënë ambasadë”.
“Teksa emri, vendndodhjet dhe ndërtesat tona mund të kenë ndryshuar, miqësia dhe përkushtimi ynë për Kosovën dhe kosovarët nuk është lëkundur kurrë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.