Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mbështetur masat antiCOVID të cilat janë marrë nga Qeveria e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka thënë se këto masa janë dëshmuar se kanë efekt në kontrollimin e përhapjes së coronavirusit.
“Masat parandaluese, si këto të prezantuara nga Qeveria, janë dëshmuar se kanë efekt në kontrollimin e përhapjes së COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë është koha të kthehemi në gjërat themelore: mbani maskën, lani duart, mbani distancën. Të gjithë jemi bashkë në këtë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së. /Telegrafi/