Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA-së: Dokumentari i realizuar nga gazetarët kosovarë, udhërrëfyes se si luftohet trafikimi (Video)

Ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit të misionit në Ambasadën e SHBA-së, Richard May, ka përmendur dokumentarin e realizuar në SHBA nga gazetarë nga Kosova, të rreth një viti më parë.

Dokumentari me temë ”Trafikimi, lufta kundër skllavërisë moderne”, rrëfente gjithë angazhimin e ekspertëve amerikanë në luftën kundër këtij fenomeni në Shtetet e Bashkuara ndërsa në tryezën e Bashkimit Europian, i angazhuari në detyrë i Shteteve të Bashkuara, tha se ai mund të jetë udhërrëfyes për në rrugën drejt çrrënjosjes së trafikimit me qenie njerëzore.

”SHBA-të mbeten të zotuara për çrrënjosjen e trafikimit me qenie njerëzore”.

”Para një viti, në nëntor Ambasada e SHBA-së bashkë me Klan Kosovën kanë realizuar një dokumentar të quajtur ‘Trafikimi, lufta kundër skllavërisë moderne’ që tregon se si OJQ-të dhe sistemi i drejtësisë po luftojnë kundër këtij krimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

”Aty mund të gjeni mjaft mësime për të nxjerr në rrugën drejt kësaj lufte të këtij krimi”, është shprehur May.

Dokumentari ishte realizuar një vjet më parë nga Klan Kosova me autor Kushtrim Sadikun bashkë me kameramanin Fatos Zogaj, projekt ky që është realizuar me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Ky projekt trajton betejën e pamëshirshme të institucioneve amerikane ndaj kësaj tragjedie, jo vetëm brenda territorit të SHBA-ve, por në gjithë botën.

Exit mobile version