Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA-së: Dhuna në familje është krim, raportojeni

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë thirrje që të lajmërohen në polici të gjitha rastet e dhunës në familje.

Në një postim në Twitter nga ana e kësaj ambasade thuhet se dhuna në familje është një krim që nuk duhet duruar, por si tillë duhet të raportohet.

“Dhuna në familje është krim. Mos duroni, raportojeni në Policinë e Kosovës dukje thirrur në 192 apo mbrojtësit e viktimave duke thirrur në 0800 11 112 nëse pësoni dhunë fizike, psikike, ekonomike apo keqtrajtoheni”, shkruan Ambasada e SHBA-së, duke përkujtuar se një vepër e tillë është e dënueshme sipas ligjit.

Tutje u shtua se nëse ndokush has në vështirësi për të kontaktuar këto institucione atëherë të kontaktojë në Rrjetin e Grave të Kosovës në +383 38 245 850 ose info@womensnetwork.org.

Exit mobile version