Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar arritjet e deritanishme në Drejtësi, si dënimi i Emiljano Shullazit, por theksojnë se presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit, e që ai të zbatohet edhe gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.
“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë”, thuhet në statusin e ambasadës së SHBA në Tiranë./ Top chanel/