Ambasada e SHBA në Beograd nuk ka informacion për shqyrtimin e mundësisë që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice të përfshihet si e dërguar e posaçme për Ballkanin.
Duke iu përgjigjur shkrimeve të mediave për një angazhim të mundshëm të Rice si e dërguar speciale për Ballkanin dhe cili do të ishte saktë misioni i saj, ambasada njoftoi se nuk ka informacion për të konsideruar përfshirjen e Rice në një pozitë të tillë, shkruan Tanjug.