Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA: Nënpunësit publikë t’i shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se prej kohësh e ka kundërshtuar mbajtjen e mbledhjeve të Qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës.

Ambasada amerikane përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar që nëpunësit publikë t’i shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë.

“Ne kemi kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e mbledhjeve të qeverisë së Kosovës jashtë Kosovës dhe i lavdërojmë udhëheqësit institucionalë që po punojnë për të ndaluar këtë praktikë të kotë.  Sektori i mikpritjes së Kosovës po përballet me vështirësi; nëpunësit publikë duhet të shpenzojnë paratë e taksapaguesve në Kosovë”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

Exit mobile version