Site icon Telegrafi

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas sanksioneve ndaj Dodik: Përgjigje ndaj kërcënimeve për stabilitetin e Bosnjës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Përmes një postimi në rrjetin social, të cilin e ka ripostuar edhe ambasadorja Yuri Kim, Ambasada shkruan se kjo është një përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij si dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit të Bosnjës.

“Sot, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, përcaktoi publikisht Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së BH dhe një platformë mediatike të lidhur me të, në përgjigje të aktiviteteve korruptive të tij dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të BH”, thuhet në deklaratë.

 

Exit mobile version