Telegrafi

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton shqiptarët për rezultatet e Llotarisë Amerikane

Rezultatet e lotarisë amerikane 2021 për Shqipërinë janë online nga data 6 qershor, ndërkohë që Ambasada Amerikane në Tiranë këshillon që të gjendja e aplikimit mund të kontrollohet online në adresën zyrtare https://dvlottery.state.gov/.

Ambasada e SHBA në Tiranë shton se kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse ju jeni fitues.

Njoftimi i plotë

Ambasada e SHBA: Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.