Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka kërkuar që Kosova ta heqë taksën për mallrat e Serbisë dhe gjithashtu Serbia ta ndalojë fushatën që vendet e tjera t’i tërheqin njohjet për shtetin e Kosovës.
Ambasada në Prishtinë në një deklaratë ekskluzive për RTK tha se qëndrimi i SHBA, Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell mbetet i njëjtë dhe se Kosova duhet ta heqë tarifën 100 për qind për mallrat serbe ndërsa Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër Kosovës për ç’njohjen e shtetit.
Zëdhënësi i të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka paralajmëruar kundër Serbisë.
Zëdhënësi i Grenell, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet. /Telegrafi/