Telegrafi

Ambasada e Rusisë: Shkrimi për Maqedoninë në ”The Sunday Times” është gënjeshtër

Ambasada e Rusisë në Maqedoni ka reaguar ndaj shkrimit në gazetën londineze ”The Sunday Times” në lidhje me Maqedoninë dhe shënimet për gjoja ndëshkim të këtij vendi nëse kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasada e Rusisë konsideron se përfshirja e gazetarëve të Britanisë së Madhe në infomracione luftërash mund të minojë themelet e gazetarisë së fuqishme tradicionale britanike.

Sipas tyre, shkrimi përmban gënjeshtra për ndërhyrje të Rusisë në çështjet e brendshme të Maqedonisë dhe paraqet një prodhim gazetaresk joprofesional./Telegrafi/

Lexo po ashtu Për çfarë ”ndëshkimi” ndaj Maqedonisë flet Rusia?