Telegrafi

Ambasada e Rusisë: Qytetarët e Maqedonisë bojkotuan zgjidhjen e imponuar

Ambasada e Rusisë në Shkup përmes një postimi në Twitter ka komentuar rezultatin e referendumit të ditës së diel në Maqedoni, i cili nuk e arriti censusin prej 50 për qind të votave.

Nga Ambasada ruse thonë se rezultati i referendumit në Maqedoni dëshmon se votuesit vendosën ta bojkotojnë siç e quajnë, zgjidhjen e imponuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Rezultati i referendumit në Maqedoni dëshmon se votuesit vendosën të bojkotojnë zgjidhjet e imponuara. Dy të tretat e qytetarëve të Maqedonisë nuk e mbështetën marrëveshjen e Prespës. Ajo është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Ambasadës së Rusisë në Shkup.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme reagim të ngjashëm ka pasur edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, prej ku thanë se NATO dhe BE përshpejtojnë që ta anëtarësojnë Maqedoninë, edhe përkundër vullnetit të popullit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Rusia: NATO dhe BE shpejtojnë ta anëtarësojnë Shkupin, pavarësisht vullnetit të popullit